“Gratë, Paqja dhe Siguria”/ Xhaçka në KS: Organizatat rajonale, kapacitete unike në zbatimin e axhendës

“Gratë, Paqja dhe Siguria”/ Xhaçka në KS: Organizatat rajonale, kapacitete unike në zbatimin e axhendës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj para nisjes së Debatit të Hapur në Këshillin e Sigurisë së OKB, mbi axhendën për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ku kryeson Presidencën Shqiptare, vlerësoi rolin e organizatave rajonale.

Xhaçka tha se organizatat rajonale kanë kapacitete unike dhe plotësuese që kur koordinohen siç duhet me sistemin e OKB-së, mund të prodhojnë rezultate të mira, të shpejta dhe efektive, në ruajtjen ose përshpejtimin e zbatimit të axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, veçanërisht në kontekstin e trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë.

Organizatat rajonale janë shpesh të parat që reagojnë në përgjigje të krizës, për t'u angazhuar me palët e interesuara për të siguruar mbrojtjen e civilëve.

Ato janë të vendosura në mënyrë unike për të ndërtuar besim dhe për të promovuar dialogun ndërmjet palëve të interesuara, si dhe për të ofruar mbështetje në ndërmjetësimin dhe pajtimin; dhe mund të jenë ndikuese në avokatimin për pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave, si dhe në sigurinë dhe pjesëmarrjen e tyre në të gjitha aspektet e paqes dhe sigurisë.

Ky debat i hapur do të ketë një qëllim të dyfishtë: Së pari, për të hedhur dritë mbi mangësitë e vazhdueshme në zbatimin e kuadrit normativ për gratë, paqen dhe sigurinë në kontekste të shënuara nga grushtet ushtarake të fundit, apo marrja e pushtetit me forcë.

Së dyti, për të mbledhur dhe ndarë përvojat dhe idetë më të mira mbi mënyrat se si Këshilli i Sigurimit ose organizatat rajonale mund të mbrojnë dhe avancojnë më tej këtë axhendë në situata të tilla, duke përfshirë mbështetjen e punës së grave paqendërtuese, organizatave të shoqërisë civile dhe ta vëmë analizën gjinore në qendër të strategjive tona të parandalimit dhe reagimit.

Ministrja shtoi se vetëm duke punuar së bashku me organizatat rajonale, mund të mbyllim hendekun e madh midis kuadrit normativ dhe zbatimit të Axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në terren.

Sipas saj, ky bashkëpunim është veçanërisht jetik në kontekstin e grushteve ushtarake të fundit dhe marrjes së pushtetit me forcë, ku kemi qenë dëshmitarë të ndërprerjes së papritur të angazhimeve kombëtare për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Unë besoj fuqimisht se Debati i Hapur i sotëm do të shërbejë si një mundësi e mirë për të shkëmbyer pikëpamje, për të ndarë përvojat më të mira dhe për të sjellë njohuri dhe perspektiva të reja se si të përshpejtohet zbatimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy