
Në konferencën e sotme për media, kreu i PD-së Sali Berisha, teksa foli për ish-zëvëndkryeministrin Arben Ahmetaj i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, tha se Ahmetaj ka udhëtuar drejt Anglisë, për një ‘deal” me Edi Ramën.
Berisha thotë se Ahmetaj ka dokumente të pakundërshtueshme se Rama i ka bërë presion të firmosë për inceneratorët.
Mediat njoftojnë se Tigri i Korrupsionit ka udhëtuar për në Londër, për një deal me Edi Ramën.
Nuk mund të konfirmoj as të mohoj këtë udhëtim. Por edhe njëherë, siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega-aferës korruptive të djegësve.
Por personi më kryesor, njëshi me distancë në këtë aferë, është personalisht Edi Rama.
E kam përsëritur dhe e përsëris qindra herë, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit.
Ai ka furnizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave.
Edi Rama është përgjegjësi më kryesor, numër një, pasi tetë muaj përpara se të formohej sipërmarrja e Mërtirit dhe Zotos, i akordoi asaj me vendim të Këshillit të Ministrave, bonusin prej 8 pikësh, paçka se ministrja Felaj i kishte thënë se ndërmarrja nuk ekzistonte.
Edi Rama është njeriu direkt përgjegjës për djegëset sepse dokumentet faktojnë se ai i ka bërë presion Ahmetajt për të firmosur. Janë pra një seri rrethanash.
Edi Rama është implikuar me thjeshtrën e tij në fushën e Porto Romanos.
Një ditë vendosi që aty të ndërtohej një eko-park. Por jo vetëm kaq, por projektin e eko-parkut do e bënte si nënkontraktore, kompania ku punon thjeshtra e tij.
Mirëpo SKAP-i është i partisë dhe është sot për sot, organi më i kapur në drejtësinë dhe gjithë shtetin shqiptar.



