Batuta e Metës: Këto presione LSI nuk i ka ngrenë nga Sali Berisha, jo ti haje nga Tomi e Xherri sot  (VIDEO)

Batuta e Metës: Këto presione LSI nuk i ka ngrenë nga Sali Berisha, jo ti haje nga Tomi e Xherri sot (VIDEO)

Dy partitë e mëdha i kanë drejtuar sulmet e tyre tek LSI, në këtë fushatë zgjedhore.

Por të gjitha akuzave që janë drejtuar drejtë LSI-së, i është përgjigjur mjaft ashpër vetë ish-kryetari Ilir Meta, gjatë një takimi mes simpatizantëve në Pukë. 

Ish kreu i LSI-së u tregua mjaft i qartë kur tha se Lëvizja Sociliaste për integrim tashmë do të provohet në qeverisjen e pas 25 qershorit si forcë e parë, dhe se nuk trembet nga Tomy dhe Jerry.

“Këto lloj presionesh qe LSI nuk i ha, se nuk i ka ngrenë nga Sali Berisha njëherë e një kohe, jo ti haje nga Tomi e Xherri sot, nuk shkojnë. 

Meta deklaroi se me zgjedhjen e tij si President lajmi tjetër i mirë është se do të jetë ai që ndër dekretet e para që do të firmosë, do të jetë pikërisht Petrit Vasili Kryeministër, pas fitores së 25 qershorit.

Ju e dini shume mire qe çdo demokrat, për kryeministër, midis Edi Ramës dhe Petrit Vasilit, do votonte Petrit Vasilin. 

Ju e dini gjithashtu që, çdo socialist, midis Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit, do të voton te përsëri Petrit Vasilin për kryeministër”, deklaroi Meta

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy