Shefja e ONM: Vetingu do të hapë derën e negociatave

Shefja e ONM: Vetingu do të hapë derën e negociatave

Grupi i ekspertëve të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka mbajtur një konferencë shtypi në përfundim të takimeve që pati me krerët e politikës menjëherë pas mbërritjes në Tiranë.

Drejtuesja e misionit të ekipit monitorues, Genoveva Ruiz Calavera, theksoi rëndësinë që ka procesi i vetingut për hapjen e negociatave me BE-në. Ajo tha se misioni do të jetë i paanshëm dhe do të ndjekë me shumë vëmendje procesin e vetingut, i cilësuar si kyç për zbatimin e reformës në drejtësi.  

Pjesë nga deklarata

ONM do t’i kryejë detyrat e saj me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje me ligjin. Dua të përgëzoj autoritetet e Shqipërisë për kornizën e gjerë për reformën e drejtësisë. Në vijim të bashkëpunimit me autoritetet shqiptare do të jemi në të gjitha fazat e procesit.

Rekomandimi kushtëzues për hapjen e negociatave ishte i qartë: Shqipëria ka bërë progres në 5 prioritetet kyçe si dhe në fusha të tjera të politikave me rëndësi. Rekomandimi theksoi nevojën për përshpejtimin e reformës dhe zbatimin e saj.

Mesazhi ynë është i qartë: ky proces vetingu është jetik për t’u hapur derën negociatave të anëtarësimit në BE.

Më lejoni të përgëzoj ata që kanë bashkëpunuar për këtë reformë dhe veçanërisht shqiptarët, që e kanë mbështetur fort dhe ka qenë zëlartë në kërkesën për një gjyqësor të paanshëm dhe të pavarur.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy