Rama: Rritja e çmimeve në Shqipëri, thuajse sa gjysma e rritjes në vendet e rajonit!

Rama: Rritja e çmimeve në Shqipëri, thuajse sa gjysma e rritjes në vendet e rajonit!

Lufta në Ukrainë ka sjellë vështirësi ekonimike në të gjithë botën, si pasojë e bllokimit të eksporteve si dhe shumë vende duke u përballur me mungesën apo rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

Një ndër vendet e prekur nga kriza është edhe Shqipëria, ndërsa kryeministri Edi Rama, duke cituar një raport të shtatorit të Bankës Botërore, sjell në vëmendje se vendi ynë është me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore.

Po ashtu, Rama thotë se rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit.

Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shteti”, shkruan Rama.

May be an image of text that says "THE WORLD BANK IBRD-IDA WORLD BANK GROUP RAPORTI I BANKES BOTERORE PER SIGURINE USHQIMORE shtator 2022 Shqipëria me nivelin mè tẻ ulët tẻ inflacionit tẻ çmimeve tẻ produkteve ushqimore nẽ rajon"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy