
Francezët votuan sot në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. 11 kandidatë janë në garë, vetëm dy prej tyre shkojnë në përballjen finale të 24 prillit. Në një lidhje telefonike nga Parisi, politologia Falma Fshazi tha se shifrat e pjesëmarrjes në votim tregojnë se francezët janë ende shpresë të politika. Megjithatë, njëfarë përjashtimi përbën Parisi, ku është vënë re një numër i madh abstenimesh.
Lufta në Ukrainë la në hije fushatën. Procesi sot ka ecur normalisht, por me nota pozitive në lidhje me pjesëmarrjen. Stafet e kandidatëve i kanë të qarta ekuacionet. Zyrtarisht nuk ka asgjë. Megjithatë hamendësimet janë se ka një abstenim në 24%. Ka akoma besim te presidenti që do të zgjidhet. Vlerësohet që ka shpresë te politika, te forca dhe iniciativa e presidentit.
Kane qenë zgjedhje me shumë kandidatë. Ka pasur varietet propozimesh. Parisi ka abstenuar në përqindje të qarta. Çfarë do të thotë heshtja e Parisit, nuk mund të flasim tani, por ky është fakt.



