15 kushtet, Calavera: Nuk janë të gjitha për hapjen e raundit të parë të bisedimeve

15 kushtet, Calavera: Nuk janë të gjitha për hapjen e raundit të parë të bisedimeve

Pak ditë pasi Parlamenti Europian miratoi 15 kushtet për Shqipërinë, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Luiz Calavera, thotë se jo të gjitha janë për të hapur raundin e parë të bisedimeve ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, Calavera është shprehur se disa prej këtyre kushteve duhen plotësuar para hapjes së bisedimeve, ndërsa të tjera janë të domosdoshme për hapjen e negociatave.

Të 15 kushtet janë shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por unë mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës. Të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare dhe që do të diskutohen me anëtarët e BE në Këshill”, është shprehur ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy