Ish-kryeministri Sali Berisha herë pas here ironizon Edi Ramën, por këtë herë bën diçka ndryshe.
Berisha ka publikuar një montazh ku shfaqet Rama me një avion. Në fakt bëhet fjalë për avionin presidencial të SHBA-së, Airforce One.
“Kanabis Airline” e emërton aeroplanin i cili sipas Berishës drejtohet nga kryeministri. Fotomontazhi në fjalë është përdorur edhe më parë për të ironizuar kryesisht ish-udhëheqësin iranian, Ahmedinaxhad.



