Molotov në drejtim të bashkisë/ Dyrnjaja: Djegia e institucioneve i shkon opozitës, rrezikohet jeta e policëve (VIDEO)

Molotov në drejtim të bashkisë/ Dyrnjaja: Djegia e institucioneve i shkon opozitës, rrezikohet jeta e policëve (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja teksa e ka cilësuar protestën para bashkisë lidhur me aferën 5D si organizim politik të opozitës ka komentuar dhe hedhjen e molotovit veprim për të cilin shprehet se ky lloj agresioni vendos në rrezik jetën e policëve.

Ai tha se më i entuziazmuari në këto momente është Berisha sepse këto lloj flakësh me molotov i ka për zemër, ndërsa theksoi se njerëzit janë të lodhur nga këto skenarë dhe kjo nuk është mënyra që ti mund të fitosh elektorat.

Ndjehem në siklet nga këto situata me molotov na kthejnë shumë vite pas, ky lloj agresioni në një kuptim rrezikohet dhe jeta e policëve, por kjo është zgjedhje e agjendës politike dhe besoj se këtë strukturë ka zgjedhur PD dhe LSI.

E di çfarë, ka njëlloj ezaurimi kjo lloj proteste në Shqipëri, asocimi i djegies së institucioneve se di pse i shkon opozitës dhe besoj se më i entuziazmuari në këto momente është Berisha sepse këto lloj flakësh molotev i ka përzemër.

Puna është se çfarë prodhon si ndjesi në popull dhe elektorat sepse vjen dhe dita e gjykimit që janë zgjedhjet dhe njerëzit janë të lodhur nga këto bomba molotove dhe kjo nuk është mënyra që e tij mund të fitosh elektorat. E detyrojnë këta drejtësinë të evoluojë në proces me këtë mënyrë, jo.

Tani ose SPAK është i partisë ose nuk është sepse këta denoncimet i çojnë në SPAK dhe pastaj e cilësojnë si SPAK të partisë. Kur të shohësh rezultate e drejtësisë dhe sheh se janë të deformuara atëherë mund të flasësh. Do tentohet patjetër një përplasje ëme policinë.

Nuk është apatizmi problemi, por besimi që ata se kanë te këto forca politike. Për shembull zonja Kalaja është te njerëzit që është etiketuar që ka manipuluar proceset zgjedhore brenda PD tani çfarë besimi mund të ketë këtu. Ka marrë disa njerëz që janë të partive politike por qyteti nuk është aty.

Kalaja e ka të përsëritur që ka sulmuar në mënyrë të përsëritur ambasadoren amerikane, është një natyrë që gati- gati atë që është shumë serioze mund ta shpërbëjë dhe e benë qesharake. prandaj është e rëndësishme kush flet çfarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy