Regjisori Kastriot Çipi duke dalë kundër shpalljes së lumit Vjosë, Park Kombëtar, thotë se Shqipëria është në faliment ekonomik dhe se në këtë mënyrë i hiqet mundësia Shqipërisë të prodhojë energji elektrike.
Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, se ka pasur dy projekte për hidrocentrale në Vjosë në kohën e komunizmit, duke rrëfyer edhe arsyen e anulimit sipas tij.
Kur i thanë shokut Enver, po bëmë hidrocentral do na përmbyset Përmeti, ai tha “Në asnjë mënyrë! Të mos përmbytet Përmeti i Kongresit”.
Nëse nuk do ishte bërë Fierza me çfarë do jetonim ne këtu? Ndërkohë kemi pasur 4-5 TEC-e.
Rama mbështetet dhe financohet nga të njëjtët njerëz që financojnë komunistët e gjelbër.
Nuk ka lëvizje të shoqërisë civile në Shqipëri, që nuk ka gishta të Sorosit.
Ai shtoi se energjia elektrike prodhohet në Veri të vendit dhe humbet rrugës, deri sa shkon në pjesën e Shqipërisë së mesme dhe në Jug ku është dhe konsumi më i madh i energjisë.



