Vendimi i ri/ Gazetarët do t'i ndjekin seancat e Kuvendit nga një dhomë e veçantë

Vendimi i ri/ Gazetarët do t'i ndjekin seancat e Kuvendit nga një dhomë e veçantë

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë tash së fundi ka dalë me një rregullore të re, përmes së cilit u ka hequr aksesin e gazetarëve në mjediset e brendshme të Kryesisë së Kuvendit.

Më konkretisht, ky vendim i kufizon gazetarët të ndjekin komisionet parlamentare apo të marrin prononcime dhe intervista nëpër korridoret e Kuvendit.

Vendimi i publikuar në faqen e Kuvendit mban datën 2 qershor dhe ndryshon rregulloren e vitit 2014.

Sipas vendimit, gazetarët do të qëndrojnë në një dhomë të veçantë, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar punimet e Kuvendit.

Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë:

  1. Te Kryesia e Kuvendit në Neës Room/ Salla e Gazetarëve, qe ndodhet në katin e pare te godinës,
  1. Te ambienti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare” thuhet në vendimin.

Përjashtim duket se bëjnë vetëm dy mediat shtetërore RTSH dhe ATSH.

“Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht edhe në këto ambjente”, thuhet në vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy