Spahia: Tamponët e marrë në Shkodër dje nuk janë analizuar

Spahia: Tamponët e marrë në Shkodër dje nuk janë analizuar

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar se tamponët e marrë në Shkodër një ditë më parë nuk janë analizuar. Sipas tij, kjo ndodh për të fshehur personat e infektuar dhe kjo është kriminale.

Reagimi i Bardh Spahisë u bë pas përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku u tha se shifrat në Shkodër nuk kanë ndryshuar.

Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, i përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posaçërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash”, citohet nga reagimi i Spahisë.

Për ish deputetin demokrat është e pakonceptueshme se si ka mundësi që lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, siç po ndodh edhe me fqinjët tanë.

“Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet?”, thekson ai.

Spahia bën me dije se filozofia e fasadës që ka përdorur Edi Rama prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, po rrezikon jetë njerëzore në këtë situate dhe sipas tij, kjo është papërgjegjshmëri kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy