Ruçi takon homologun çek, Stech: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ruçi takon homologun çek, Stech: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur në një vizit zyrtare homologun e tij të Çekisë Milan Stech. Kryetari i senatit të Parlamentit çek deklaroi gjatë një konference për mediat se Shqipëria ka marrë mbështetjen e Çekisë për hapjen e negociatave me BE. 

"Ne kemi vlerësuar të gjitha hapat e afrimit të Shqipërisë me kërkesat e BE dhe ne mbështesim hapjen e negociatave në këtë  6 mujor të vitit 2018. Shpresoj që marrëdhëniet mes dy vendeve të jenë akoma më të mira në të ardhmen. Ne kemi interes për bashkëpunim, këtu kemi përfaqësues nga disa ministri të Çekisë", tha Stech

Nga ana e tij, kryeparlamentari Ruçi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shprehur falenderim për mbështetjen që Çekia ka dhënë për integrimin e Shqipërisë, por edhe për mbështetjen që ka dhënë për njohjen e Kosovës.

"I shpreha mirënjohjen që Çekia i ka dhënë axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE gjë që u shpreh edhe njëherë pas shpalosjes së strategjisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Vlerësova bashkëpunimin shumëpalësh që kemi në NATO, OSBE, KE etj. Ashtu sikurse vlerësova mbështetjne që Çekia ka dhënë për njohjen e Kosovës dhe vazhdon këtë mbështetje të saj për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në organizmat e tjera", u shpreh Ruçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy