Begaj liron nga detyra tre ambasadorë, 5 emërime të reja/ Emrat

Begaj liron nga detyra tre ambasadorë, 5 emërime të reja/ Emrat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar një sërë ndryshimesh në përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë jashtë vendit, duke liruar tre ambasadorë nga detyrat e tyre dhe duke emëruar disa diplomatë në poste të reja.

 

Në kuadër të lirimeve, Donika Hoxha u shkarkua nga detyra e ambasadores jo-rezidente në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa do të vazhdojë të mbajë postin e ambasadores së Shqipërisë në Kroaci. Gjithashtu, Dastid Koreshi u lirua nga detyra e ambasadorit pranë Këshilli i Evropës në Strasburg, ndërsa Eglantina Gjermeni u lirua nga posti i ambasadores pranë OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.

 

Ndërkohë, Presidenti ka emëruar Spiro Koçi ambasador të Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Po ashtu, Florian Nova është emëruar ambasador në Egjipt, me akreditim jo-rezident edhe në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan.

 

Në të njëjtën kohë, Elvira Isufi është emëruar ambasadore në Suedi, duke mbuluar njëkohësisht si jo-rezidente edhe Finlandë, Islandë dhe Norvegji.

 

Një tjetër lëvizje diplomatike është emërimi i Dastid Koreshi si ambasador i Shqipërisë pranë Zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.

 

Ndërsa Ermal Muça, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Japoni, mori edhe detyrën shtesë të ambasadorit jo-rezident në Koreja e Jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy