Kurti: Qeveria mbetet në detyrë derisa të ketë zgjedhje

Kurti: Qeveria mbetet në detyrë derisa të ketë zgjedhje

Qeveria aktuale do të vazhdojë punën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Në një mbledhje të qeverisë të mbajtur të mërkurën, Kurti ka thënë se "rruga përpara janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, me masa mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve dhe të demokracisë".

"Në këto 100 ditë të qeverisjes ç'kapja e shtetit prej mujsharëve shpërdorues ka filluar dhe nuk do të ndalet", tha ai.

Kosova gjatë kohës së pandemisë është përfshirë edhe nga kriza politike, pasi Kuvendi i Kosovës më 25 mars e rrëzoi qeverinë e Kurtit, përmes një mocioni të paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

"Na u benë bashkë i gjithë regjimi i vjetër që kishte qeverisur për 20 vjet në Kosovë, vetëm për të rrëzuar një kryeministër dhe një qeveri që nga çdo parametër është treguar e suksesshme duke përfshirë edhe menaxhimin e pandemisë. Pse gjithë ky inat? Pse gjithë kjo nguti për ta marr ulësen e kryeministrit", ka thënë Kurti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy