
Jola Hysa, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, ka ndarë në “Zgjohu me MCN”, historinë e saj dhe rrugëtimin politik që e ka shoqëruar për shumë vjet.
Ajo flet për një lidhje të natyrshme dhe të hershme me politikën, të cilën e ka pasur që në moshën më të vogël, siç e quan ajo një trashëgimi politike që nisi nga nëna.
Me dashja apo pa dashje, kam qenë aksidentalisht ose e lindur brenda strukturës së partisë.
Sepse mamaja ime është marr shumë herët me politikë, ka qenë 28 vjeç në momentin kur ka mbajtur fjalimin e saj të parë, dhe unë isha 11 muajshe, dhe unë aksidentalisht isha brenda kësaj strukture. Jam rritur gjithë kohës me diskutime dhe personazhe politike dhe në formë indirekte jam involvuar në politikë më dashje apo pa dashje.
Të thënit gjerat ashtu siç janë, jo shumë njerëz janë të gatshëm ta pranojnë gjënë apo ta asimilojnë gjënë ashtu siç është, kjo të penalizon në marrëdhënie shpesh, raste-raste dukesh si mendjemadhe, dukesh si kë një vetëpëlqim të jashtëzakonshëm ose vetkrenari të zhvilluar që duket sikur po i bë të tjerët të duken inferior, por të them të drejtën nuk heq dorë nga të qenurit e drejtpërdrejtë dhe nëse nuk i shkoj asaj gjëje deri në fund, nuk marrë përsipër të them as edhe një fjalë të vetme.
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Hysaj tregon se ndonëse politika është ndryshuar shumë gjatë viteve, ajo është përpjekur gjithmonë të mbetet besnike ndaj parimeve që ka.
Është e vështirë të jesh sot pjesë e politikës, sepse loja nuk luhet në të njëjtin format me të cilin unë jam rritur, por nuk është më aq e pastër saqë ka qenë në tërësi por nga ana tjetër brumi është i njëjti. Që dotë thotë politika pavarësisht të gjitha kornizave, ka të rinj që vazhdojnë ti ruajnë ato parime dhe unë kam zgjedhur pavarësisht sfidave, bërrylave, që mund të kemi në jetën e përditshme, kam zgjedhur të jem vetvetja. Ka kosto të qenurit vetvetja në një shoqëri ku ka shumë maska, por të pasurit e vetvetes është thesari më i madh.
Kur isha e vogël kam dashur të jem kjo që jam sot pikërisht.
Që kur isha në shkollë jam angazhuar në drejtime në ndryshme jo në koncerte shkolle, e konsideroje gjithmonë si përgjegjësi të marrurit pjesë kudo. Pastaj në shkollë të mesme u tërhoqa pak më shumë se piqesh pak më shumë. Nga atje kalova në Forumin Rinor të PD-së, më pas nga atje u bëra nënkryetare e Forumit Rinor te Durrësit, dhe kështu vazhdoi rrugëtimi im.



