Të rinjtë e PD dhe LSI ironizojnë Ramën: Llogaridhënia publike e Narkoshtetit

Të rinjtë e PD dhe LSI ironizojnë Ramën: Llogaridhënia publike e Narkoshtetit

Të rinjtë e FRPD  dhe të LRI në protestën e sotme kanë ironizuan llogaridhënien e Kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar si “Llogaridhënie publike e Narkoshtetit”. Ata zhvilluan një dialog me fytyrat e kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe krerëve te grupeve të narkotrafikut.

"Ministri yne i brendshem që lufton gjoja krimin, mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge, ia fsheh atë drejtësisë. Një minister i Brendshëm që lufton trafikun nuk ia ve ne dispozicion të vellait policinë për trafik droge ndërsa ish-ministri nuk u jep makinën e tij trafikantëve. Të rinjtë në 90 rrezuan diktaturën komuniste, sot është koha jonë të rrëzojmë diktaturën e krimit dhe drogës. Me Fatmir Xhafën e Sajmir Tahirin s’ka Europë. Përgjegjës për këtë është vetem Edi Rama. Ndaj dhe sot kemi vendosur ta debojmë përfundimisht Edi Ramën nga Shqipëria", vazhduan ata në deklaratën e tyre.

Më pas ata inskenuar një takim të tillë me maska, duke zhvilluar një dialog ironizues me fytyrat e kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe krerëve të grupeve të narkotrafikut.

Moisi Habilaj pyet Ramen: Ore kujdes me Tahirin se do flasim dhe per ty!

Edi Rama: Jo o vella se Sajmiri eshte miku im, ministri me i mire qe ka pasur Shqiperia. Ka rritur prodhimin bujqesor me shume se cdo minister bujqesie ne kete vend.

Agron Xhafa: O vella fol me keta Italianet se e kane shtrenguar shume, s’po kalojme dot asgje.

Edi Rama: Pa merak o pasha. Do flas une me miqte tane. Policia eshte ne sherbimin tend. Po qe nevoja e kalojme barin dhe me mjete te policise. Fatmir merr masa se na duhen leke se po afrohen zgjedhjet.

Fatmir Xhafa: Shefo po keta te opozites me jane qepur keq.

Edi Rama: nuk kemi ne njerez per te leshuar ne gojen e opozites. Vazhdo i qete. Cna duhet Europa ne kur s’bejme dot me leke e as nuk blejme vota?

Nje qytetar: z. kryeminister ate shendetesine falas qe premtove?

Vangjush Dako: Pusho ore se ke marre leket per ate voten tende. Dashke dhe shendetesi ti.

Qytetar tjeter: Sa e shitet testin e letersise?

Lindita Nikolla: Cfare jane keto akuza te kesaj opozite qe s’po na le me punu te qete, testin nuk e nxorrem ne, ai doli vete.

Arben Ahmetaj: Shyqyr nuk u kujtuan per inceneratoret e mi. Pare e madhe aty. E hengren dhe ate punen e punesimeve.

Damian Gjiknuri: As per energjine s’thane gje shyqyr. Se u thame do ua ulim dhe jo vetem ua rritem cmimin, por s’ka as drita.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy