Paloka: Kur ne kishim përgatitur plan të detajuar kundër Ramës, opozita nisi luftën me veten

Paloka: Kur ne kishim përgatitur plan të detajuar kundër Ramës, opozita nisi luftën me veten

Deputeti i PD-së Edi Paloka, u shpreh në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se Edi Rama shfrytëzojë gjendjen e opozitës dhe vazhdon me bullëzimet e tij.

Sipas tij, po të mos ishte opozita në gjendjen në të cilën është, Rama do të ishte në siklet të madh, sepse në shtator ndaj tij ishte përgatitur një plan i detajuar për të rrëzuar, por që shpëtoj për “fajin” e Bashës.

Ajo që është shqetësuese nuk është se bullizon Rama në Kuvend, problemi është se realisht opozita nuk është në gjendje të përballet me këtë qeveri.

Pas 25 prillit, Rama nuk ishte në siklet se vodhi zgjedhjet dhe vodhi numrat, por opozita ishte përgatitur madje edhe me plane të detajuara se si do të reagonte në shtator kundër tij, dhe papritur ndodhi ajo që ndodhi. Sikur të mos ishte opozita në këtë gjendje, Rama do të ishte në siklet të madh.

Basha ishte pjesë e planeve, por pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Ne do të nisnim një betejë që Rama do ta kishte shumë të vështirë, nëse opozita nuk do të ishte në këtë gjendje.

Në vend se në shtator, të fillonim luftën me Ramën, ne filluam luftën me njëri tjetrin, sepse Basha ndoqi linjën që ishte për Ramën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy