Ndoka: Beci bashkëpunon me ta, grupet kriminale caktojnë drejtorët në Shkodër

Ndoka: Beci bashkëpunon me ta, grupet kriminale caktojnë drejtorët në Shkodër

Ish-deputeti Nard Ndoka akuzon Kryeministrin Edi Rama se kërcënon me ndërprerje fondesh, duke shkelur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, por edhe rregullat e lojës.

Ai tha se kemi një Kryeministër që ka mëkate mbi vete dhe shkon në Shkodër ku nuk ka bërë asnjë lloj investimi, por se nën qeverisjen e tij Shkodra përmbytet.

Nga studio e MCN Live, Ndoka deklaroi se Benet Beci nuk është ndonjë përfaqësues emblematik i Shkodrës.

Ka një profil teknik, një person që i ka shërbyer gjithë pushteteve, ka qenë qengj i butë dhe urtë që ka thithur të gjitha delet, majtas dhe djathtas.

Kush e lidhi Spiropalin me Shkodrën, çfarë lidhje ka? Çdo politikan duhet ta ketë një lidhje organike, politike, shpirtërore, është e besueshmja e Kryeministrit, Mamica e tij.

Çfarë do bëj një person anonim për Shkodrën, Kryeministri provokon, kush e ka ndaluar Kryeministrin që të bëjë investime në Shkodër, janë akse kombëtare janë nën varësinë e Kryeministrit, ti kishte bërë këto zhvillime dhe do fliste sot me rezultate. Por sot e ka zhytur Shqipërinë në borxhe.

Sipas tij, nën qeverisjen e djathtë të Sali Berishës nuk ka pasur diskriminime krahinore, por merrej për bazë numri i popullsisë, problematikat rajonale, ndahej fondi në mënyrë të drejtë, ndërsa Edi Rama e ka persekutuar Shkodrën.

Ndoka tha se kemi parë një Kryeministër feudal që e ka ndëshkuar Shkodrën.

Surpriza do ketë se do jetë ndëshkim edhe më i madh, për faktin se e ndëshkojnë edhe socialistët. Beci është djalë shumë i mirë për ti dhënë ndonjë drekë me peshk, por jo për drejtues politik.

Sot zoti Beci është peng i konjukturave kriminale në Shkodër. Sot ka personazhe që tentojnë ta marrin Shkodrën, nëpërmjet blerjes së votës. Zoti Beci po bashkëpunon me ta.

Po bashkëpunon me grupet kriminale edhe me pjesën e pistë të politikës shqiptare. I ka pjesë të stafit dhe axhendës, po ushtrojnë presion çdo ditë te qytetarët. Me të gjitha këto do ndëshkohet prapë.

E kam si shqetësim që po i përdor dhe këto mekanizma ekstra. Sot ka deputetë që blejnë votën dhe janë të lidhur me grupe kriminale. Këtë informacion e ka dhe ambasadorja Kim dhe faktori ndërkombëtar.

E kemi këtë produkt në Kuvendin e Shqipërisë. Madje zoti Rama bëri dhe një hap përpara, i mori një deputet LSI-së, për të vendosur bazamente mbi të keqen.

Edi Rama sot ka gjashtë mandate të grupeve kriminale. Ky është i vetmi Kryeministër që e mbushi parlamentin me personazhe nga bota e krimit, ulet publikisht me ta.

Pavarësisht se sot i ka hyrë frika se ka disa përplasje me disa personazhe. Është futur aq keq në bashkëpunimin me influencat, se e kanë një lloj limiti.

Se janë më inteligjentë se Rama, se janë grupe kriminale të organizuara me infrastrukturë, i ka fuqizuar dhe me tendera.

Sot grupet kriminale të Shkodrës, i caktojnë drejtorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy