Anëtarët e këshillit bashkiak të Sarandës kanë bashkuar votat për të miratuar projektin për një park fotovoltaik në Nivicë pavarësisht protestës së banorëve.
Kryetari i PD së Sarandës Shpëtim Ahmetaj tha për MCN se është në krah të banorëve, ndërsa kryedemokrati Berisha tha se po mbledh informacion mbi projektin dhe biznesmenët përfitues.



