Balliu: Tirana do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve

Balliu: Tirana do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve

Megi Balliu, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, për Elbasanin thotë se do jetë garë e ashpër dhe e fortë, ndonëse jo si në vitin 2021, teksa shtoi se elbasanllinjtë janë njerëz të butë.

Në emisionin “Stay Tuned” në MNC Tv, për qytetin nga ajo vjen sheh Luçiano Boçin si kandidatin fitues për kryebashkiak.

Ndërsa për garën mes Belind Këlliçit dhe Erion Veliajt, deklaroi se sheh përditë urrejtjen që njerëzit kanë për kryebashkiakun e Tiranës.

Besoj se Tirana do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve, Belindi e ka treguar që në çdo garë ku ka hyrë di të fitojë, e pëlqej dhe jam e bindur që do të ketë rezultat të kënaqshëm, në fitore.

Ndërsa cilindo kandidat të nxjerrë Enkelejd Alibeaj janë vota demokratësh dhe në këtë rast fiton vetëm Erion Veliaj.

Për të mirën e të gjithëve, duhet të mbështesin Këlliçin, deri tani nuk kam dëgjuar për kandidat tjetër nga grupi tjetër.

Si fobi të saj veçoi lartësitë, ndërsa për fiksimin aktual deklaroi se ka protestat.

“Përveç protestave nuk jam fiksuar me asgjë tjetër, deri në rrëzimin e Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy