11 shkurti/ PD: Do jenë në bulevard deri në 100 mijë protestues. Motivi, dorëheqja e Ramës

11 shkurti/ PD: Do jenë në bulevard deri në 100 mijë protestues. Motivi, dorëheqja e Ramës

Në njoftimin mbi protestën e 11 shkurtit të depozituar në Policinë e Tiranës, Partia Demokratike bën me dije se tubimi do të nisë në orën 12:00, por nuk specifikohet se sa do të zgjasë. Sipas selisë blu pjesëmarrja do të variojë nga 80 mijë deri në 100 mijë protestues. PD deklaron se motivi i protestës është për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, pasi “ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë”.

Bazuar në ligjin 8773 datë 24.04.2021 “Për Tubimet”, Partia Demokratike e Shqipërisë do të organizojë në datë 11.02.2023, një tubim protestë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit të Shqipërisë pasi ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë. Tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke filluar nga ora 12:00; Pjesëmarrja do të variojë 80 mijë deri në 100 mijë protestues. Protestuesit do të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike, sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skënderbej dhe do të lëvizin në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit”.

Në njoftim thuhet se protesuteist do të vendosen në Bulevard përballë Kryeministrisë dhe personat që do të flasin do të jenë drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy