
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zbardh takimin e zhvilluar ditën e sotme me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Ai thotë se sot zhvilloi një takim të frytshëm pune me ambasadoren e ShBA në Tiranë, Yuri Kim.
Alibeaj deklaron se nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës.
Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative - territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.
E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.
E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!



