
Kreu i nismës ‘Thurje’, Endri Shabani deklaroi për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV se Berisha sot është e shkuara në të gjitha kuptimet sepse siç ai shprehet Berisha nuk ka më të ardhme.
Mendoj se Berisha ka qenë e ardhmja në 92 tani është e shkuara në të gjitha kuptimet. Ai nuk ka të ardhme, as ai dhe asgjë që ai përfaqëson. Në 30 vite synimi është si të ndërtojmë një bunker që asnjë të mos e marrë dhe kjo ka ndodhur gradualisht në PD ajo pritet të ndodh në PS. Izolohen gjithnjë e më shumë dhe i marrin votat me para e dhunë dhe vjen një moment që e përfaqësojnë një numër të vogël votuesish. Pyetja është a ekziston votuesi përtej PD, PS, LSI, dhe unë besoj se po. Ka votues që ka të pakënaqur nga këto parti dhe kanë të drejtë të përfaqësohen, por jemi në një garë të pabarabartë.



