Procesi i votimi në Kosovë/ Demokracia Plus: Ngjyra shënjuese në gisht po fshihet, rrezik për votim të dyfishtë

Procesi i votimi në Kosovë/ Demokracia Plus: Ngjyra shënjuese në gisht po fshihet, rrezik për votim të dyfishtë

Në Kosovë është duke u votuar për zgjedhjet parlamentare 2025. Procesi i votimit ka nisur në ora 07:00, ndërsa qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Organizata “Demokracia Plus” ka dhënë rezultatet nga tri vëzhgime të procesit të votimit që ka nisur në Kosovë të dielën.  

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka thënë se shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë po fshihet lehtësisht dhe kjo rrit rrezikun e votimit të dyfishtë. 

“1. Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar”, thotë ai.

Krasniqi shton tutje se edhe kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë.

Po ashtu, ai ka folur edhe për një problem tjetër.

“3.Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy