Një hap më pranë dekretimit, Meta liron Lleshin nga detyra si ushtarak (VIDEO)

Një hap më pranë dekretimit, Meta liron Lleshin nga detyra si ushtarak (VIDEO)

Dita e sotme shënon përfundimin e afatit kushtetues për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Kreu i shtetit e sheh si të mjaftueshme kohën e mbetur për vendimin.

“Ka kohë deri në darkë. Tani po iki në zyrë”, tha Meta paraditen e sotme.

Ndërkohë, pak pas kësaj deklarate, Presidenti Meta dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj.

Në këtë mënyrë  i hapet rruga emërimit të Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Disa ditë më parë, kreu i shtetit refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit në pozicionin e ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë, Lleshaj nisi punën në Ministrinë e Brendshme në detyrën e zëvendësministrit.

Pak ditë më parë, Presidenti Meta i dërgoi një letër Ministrisë së Mbrojtjes, në të cilën nëpërmjet 14 pyetjeve i kërkonte informacion për Sandër Lleshin dhe statusin e tij në Forcat e Armatosura.

Në letër, presidenti Meta argumenton se duke qenë se ministri si është autoritet civil, emërimi i Sandër Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese pasi ka ende statusin e ushtarakut aktiv.

Kjo u pasua nga një shkresë e Lleshajt drejtuar Metës, të cilit i kërkon çdekretimin nga grada e gjeneralit për t’iu përshtatur kritereve kushtetuese për pozicionin e ministrit të Brendshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy