Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali fton grupet parlamentare që të bëjnë propozimet e tyre për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Pas dorëzimit të projektligjit nga Partia Socialiste në Kuvend një ditë më parë, Spiropali tha sot për mediat se janë reflektuar kërkesat e Gjykatës Kushtetuese.

Diaspora duhet të votojë, ndaj kemi reflektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e konsideron mohimin e votës si jo kushtetues.
Propozimi ynë i ngjashëm me sisteme edhe jashtë. Janë lehtësisht të zbatueshme. Ne jemi ende të gatshëm për tu ulur.
Ne ishim në një ngushtim afati për të reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR e vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi ende në pritje për të marrë propozimet.
E rëndësishme është që PD të na bashkohet dhe të japë propozimet e saj.
Të gjitha propozimet më të mira që reflektojnë vendimin e gjykatës ti votojmë në seancë
E pyetur nëse Partia Socialiste i ka 84 votat që duhen për të votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Spiropali tha se qëllimi nuk është tek numrat, por që çdo grup parlamentar të japë propozimet më të mira.



