
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, KQZ ka miratuar masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore për procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie të 6 bashkive në datë 6 Mars 2022.
Sipas vendimit në KQZ-së, shpërblimet për anëtarët e komisionit janë:
Kryetari i KZAZ-së - 30 mijë lekë
Anëtari dhe sekretari i KZAZ-së - 25 mijë lekë
Kryetari i KQV-së - 4 mijë lekë
Anëtari dhe sekretari i KQV - 3.5 mijë lekë
Anëtari i grupit të numërimit të votave - 6 mijë lekë
Në datë 6 mars në Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje do të zhvillohen zgjedhjet lokale.



