Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në këtë fund viti është pyetur edhe lidhur me çështjen e daljes së të dhënave si pagat, targat dhe më herët patronazhistët.
Teksa u pyet se kur është ai rast që ai do të duhet të pranojë se ky është faji i tij dhe se nuk po e drejton siç duhet ekipin e tij, Rama u shpreh se kjo është çështje individuale dhe se prokuroria ka për detyrë ta hetojë.
Ai shtoi se ajo që ai mund të pranojë para tyre është fakti se reforma në drejtësi po funksionon dhe për këtë ndjehet mirë duke pranuar se përpjekjet e tij po funksionojnë.
E para e punës ato që ju i konsideroni arsye për t’ju thënë juve se po ky është faji im këto janë arsye për t’ju thënë juve se po përpjekjet e ekipit të tij po funksionojnë sepse për çfarë e kemi bërë ne reformën në drejtësi. Kjo është një çështje individuale dhe jo e imja. Çështja ime është t’ju them juve se reforma po jep shenja të qarta dhe nga ana tjetër t’ju them ju se po përgjegjësia është individuale madje çdokush që merr një detyrë zgjidhet për 1001 arsye që nuk bien në momentin kur ai ose ajo gjenden në faj, nuk bien këto arsye, por ama në atë moment ai është vetëm cilido qoftë, kaq.
Ju vazhdoni thoni patronazhistët, ku e nxirrni ju këtë me çfarë të drejte e përsërisni ju këtë kur hetimet dhe unë e kemi thënë se nuk është baza e të dhënave e Partisë Socialiste, por një bazë e miksuar e vjedhur nga të dhënat e PS. Nuk kemi ne numra kartash në regjistrin e patronazhistëve nga na del ne kjo. Dhe pse duhet të them unë se ky është faji im. Ndërkohë dalja e pagave është shumë e shëmtuar, por këtë prokuroria duhet ta hetojë. Amerikës i dolën rrugës të gjitha të dhënat sensuistive dini ju gjë që të ketë marrë përgjegjësi ndonjë sekretar i shteti për atë punë. Kjo është luftë dhe në këtë luftë që e bëjnë gjithë, përsh Franca ka pasur rrjedhje të dhënave, Anglia, janë gjëra që në botën e teknologjisë përbëjnë gjithmonë një rrezik. Çfarë duhet të bëjmë ne tani, duhet të përsosim sistemet.



