Meta me ministrin Osmani: Roli i faktorit shqiptar, provë e mbështetjes për projektin euroatlantik

Meta me ministrin Osmani: Roli i faktorit shqiptar, provë e mbështetjes për projektin euroatlantik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim në kaudër të vizitës ë tij zyrtare të parën në Shqipëri, Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve, si në nivelin dypalësh ashtu edhe rajonal.

Meta vuri theksin në rritjen e mëtejshëm të bashkëpunimin ekonomik e tregtar, shkëmbimin e përvojës në fushën e nxitjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe pjesëmarrjes në projekteve dypalëshe e rajonale në dobi, veçanërisht, të qytetarëve të zonave ndërkufitare.

Pjesëmarrja dhe roli aktiv i faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, është provë e qëndrimit të tyre të palëkundur në mbështetje të projektit euroatlantik dhe të reformave të rëndësishme për ndërtimin e shtetit multi-etnik të Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi Presidenti Meta.

Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se zbatimi i reformave, respektimi i agjendës europiane dhe zhvillimet demokratike të Maqedonisë së Veriut do t’i mundësojnë kapërcimin e pengesave në procesin e integrimit të saj europian.

Presidenti Meta nënvizoi se si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy