Rama paditi Haradinajn/ Reagon Basha: Turp i pakapërdishëm, meriton refuzim dhe revoltë

Rama paditi Haradinajn/ Reagon Basha: Turp i pakapërdishëm, meriton refuzim dhe revoltë

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka paditur ‪homologun e tij në ikje, Ramush Haradinajn. Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se ishte një turp i pakapërdishëm që Haradinaj, i cili derdhi gjakun e tij për çlirimin e Kosovës akuzohet nga Rama.

“Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”, shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy