Afatit për koalicionet, reagon Meta: Pse e morëm këtë vendim me Ramën

Afatit për koalicionet, reagon Meta: Pse e morëm këtë vendim me Ramën

Nga qyteti i Fierit kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ.

Në një konferencë të posaçme shtypi, Meta i ka mëshuar sërish idesë së bashkëpunimin me opozitën duke e konsideruar këtë kërkesë të mazhorancës si përpjekje që synon të përfshijë edhe Partinë Demokratike në zgjedhje. “Besoj që çdo përpjekje që synon t’i japë opozitës mundësi që të përshihet në procesin zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme duhet konsideruar si pozitive. Dihet që PD dhe shumë parti opozitare nuk janë regjistruar në KQZ as si subjekte dhe as si koalicion ndaj unë besoj se kjo përpjekje për të vendosur një afat të ri për regjistrimin e partive dhe koalicioneve është një kontribut që jepet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe një mundësi për të gjithë që të kontribuojmë për një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Meta.

Ai theksoi se “kjo është një përpjekje për t’i dhënë më shumë kohë jo vetëm PD-së por edhe partive të tjera të opozitës për shkak të zhvillimeve të deritanishme për të bërë përfundimisht jo vetëm regjistrimin por edhe koalicionet”, argumentoi Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy