Marrëveshja me Greqinë/ Rama: Çështjen e hapëm ne, do ketë marrëveshje historike

Marrëveshja me Greqinë/ Rama: Çështjen e hapëm ne, do ketë marrëveshje historike

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për çështjen e detit dhe bisedimet me Greqinë duke thënë se marrëveshja detare mes dy palëve nuk do të jetë në dëm të Shqipërisë.

Rama ka shpjeguar se çështja e 12 miljeve është e saktë, por fjala nuk është për shtimin “me 12 milje” në favor të Greqisë, por për një parim me 12 milje barazlargësie detare mes dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë.

"Ministri i jashtëm grek ka konfirmuar ç’ka është e shkruar në nenin 3 të Konventës së Detit. Parimi i 12 miljeve është parim i konventes. 12 miljet janë edhe sot. 12 miljet Shqipëria i ka regjistruar në OKB që në vitin 1992. Kush e hapi këtë problem? Greqia e hapi këtë problem apo e hapëm ne. Greqia ishte e kënaqur me marrëveshjen e 2009. E hapëm ne, Greqia për 3 vite i iku tavolinës jo për të korrigjuar marrëveshjen por për të mos bërë një marrëveshje të re,” tha Rama.

Edi Rama nuk është ndalur në akuzat ndaj opozitës duke deklaruar se po krijohet një himn pseudo-patriotik nga ana e tyre mbi këtë çështje, pasi sipas kreut të qeverisë opozita ka frikë nga ajo çka i pret me reformën në drejtësi.

"Së pari unë mund ti siguroj të gjithë, se çka po ndodh është hymni më solem i marrëzisë pseudo patriotike. Një marrëzi bazuar tek fakti që jo etëm ka injorancë, por edhe një nevojë  për tu kapur me një fjalë e cila është korrekte ajo e ministrit grek, ku lepuri fle diku gjetkë, tek reforma në drejtësi", tha më tej Rama në “Real Story” të Sokol Ballës

Kryeministri ka shtuar gjithashtu se pala shqiptare nuk ka folur për shkak se negociatat nuk janë një “big brother” dhe se heshtja e qeverisë vjen për shkak se marrëveshja e re ende nuk është bërë e “bardha në të zezë”.

Rama tha janë dy marrëveshje për varreza të firmosura nga Berisha dhe e kemi ndaluar ne, pasi duhet të ulemi për të zgjidhur marrëveshjet pezull 70-vjeçare. 

Kryeministi Rama ka deklaruar se Nezar Seiti i është dorëzuar drejtësisë italiane, dhe se është i bindur se nëse kjo nuk do të bëhej, atëherë sërish opozita do të sulmonte qeverinë duke thënë që nuk e dorëzuan në duart e sigurat të italianëve.

Xhep fallco... u ekstradua në duart e prokurorisë italiane një person i kërkuar zyrtariaht nga drejtësia italiane... nëse do të kishte ndodhur e kundërta, ta siguroj që do të thonin se nuk ja çuan sepse duan t’i mbyllin gojën këtu me drejtësinë e kapur. Sesa korrekte ishte, mjafton të lexoni deklaratën e Ministrit të Drejtësisë italiane”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy