
Sot është dita e dytë e gjykimit për ish krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.
Fjalën do e kenë ekipet mbrojtëse do të kenë fjalën e tyre hyrëse pasi pala e paditur është njohur me aktakuzat nga ana e Prokurorëve.
Avokatët ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej orës 09:00 do mundohen t’i shfajësojnë nga akuzat të mbrojturit e tyre Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerizimit nga Gjykata Speciale.
Akuzat të rënda për ish-krerët e UÇK-së u shpalosën mbi pesë orë nga Kryeprokurori i Speciales, Alex Ëhiting dhe prokurorët e tjerë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të hënën e ku thuhet se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur qëllime kriminale dhe ka ndjekur politikë të shenjëstrimit të kundërshtarëve”.
Po ashtu sipas organit të akuzës, ishte Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që si udhëheqës të kësaj politike të eliminimit të kundërshtarëve kanë dhënë urdhrat.
Prokuroria ka përsëritur pretendimet e saj për “Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët”, një term ky që sipas pikës 35 të aktakuzës përfshin pothuajse tërë UÇK-në.
Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dolën sot para trupit gjykues dhe u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, me të cilën i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar e që lidhen me krime lufte. Aktakuza ndaj tyre është komfirmuar në vitin 2020, ndërsa ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të atij viti.
Bazuar në kalendarin e Dhomave të Specializuara, seancat në rastin “Thaçi e të tjerët” do të vazhdojnë edhe me 5 prill, pastaj me 11, 12, 13 dhe 17, 18, 19 e 20 prill.



