
Një komision pa seriozitet e cilësoi deputeti demokrat Saimir Korreshi atë të krijuar për reformën territoriale, duke theksuar se kjo e fundit është bërë me qëllime elektorale. Duke folur në MCN Live Korreshi tha se reforma territoriale aktuale ka rritur numrin e punonjësve, dhe ofron më pak shërbime.
Komisioni s’pati seriozitet fare nga PS që në fillim. Ne kërkuam që më herët që të vendoseshin ekspertë të jashtëm që janë marrë me reformën territoriale. Një reformë territoriale s’duhet të përkthehet vetëm në ndryshim harte dhe atributesh, kompetencash. Nëse Fieri ka 6 bashki është absurditet. Të gjithë njerëzit që votonin kryetarin e komunës, sot kanë një punëtor të emëruar nga kryetarja e bashkisë, që aktivizohet vetëm 40 ditët e fundit për fushatë. Asnjë kompetencë s’ka, nuk çon asnjë vërtetim! Ore t’i kërkosh një kosh plehrat! Lushnja ka 200 mijë banorë. Mund të ndahej në disa njësi për t’i dhënë frymëmarrje. Të ndaje pjesën rurale nga qyteti. 90 për qind e buxhetit kalon në qytet, dhe fshatit nuk i është kthyer asnjëherë koka. E patën në tavolinë, edhe pecin edhe byrekun, e tërhollën sipas idesë tyre.
Korreshi tha se Bashkia e Lushnjës pastroi punonjësit me bindje të djathtë. Ai u shpreh se është gati e pamundur fitorja e PD në Fier, pasi fshatrat e majtë janë përfshirë brenda bashkisë.
Vetëm për anën elektorale. Ky ka qenë qëllimi i të majtës. Ishte faji i PD që s’mori pjesë kur u bë reforma e parë. S’do ishte kjo ndarje. Sot ka bashki që s’u jep rrogat punonjësve. Bashkia Peqin ka 6 muaj pa shpërndarë rrogat. Të gjitha sh.a-të janë të gjitha të fryra. Në Lushnjë është dyfishuar numri i punonjësve dhe jepen më pak shërbime. Në Lushnjë gati 90 për qind të punonjësve i kanë hequr. Çfarë thotë Rama, me atë që bën, është si nata me ditën. Më thuaj pse ikin 700 mijë shqiptarë, se është Rama burrë i mirë, apo se i përzuri Rama. Ne propozuam që të ishin 16 këshilltarë, njerëz serioz nga fusha akademike, juristë. Kam thënë edhe një shprehje timen dje, duket sikur bëmë një reformë kështu, hajde mblidhemi atje pimë ndonjë kafe edhe ikim. PD s’fiton kurrë në Fier. Sepse i kanë vendosur të gjithë fshatrat e majtë brenda Fierit. Kërkuam që pjesa qytetare dhe rurale të kishte një rirorganizim”.



