Haradinaj për debatin me Ramën: Më vjen keq për polemikat, u kërkoj falje shqiptarëve që i mërzisim me këtë gjuhë

Haradinaj për debatin me Ramën: Më vjen keq për polemikat, u kërkoj falje shqiptarëve që i mërzisim me këtë gjuhë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një bilanc të punës së tij në qeverisjen e vendit ka folur edhe për përplasjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Ne nje intervistë për të përditshmën  “Epoka e Re”, ai ka thënë se i vjen keq për shqiptarët që kryeministrat e këtyre dy vendeve po polemizojnë në distancë.

Haradinaj ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër.

“Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë që i ka sjellë pengesa dy ekonomive në momentin që Kosova ka vendosur taksën prej 100 përqindësh për produktet serbe.

Ai ka vlerësuar se Shqipëria është dashur ta marrë tregun e Kosovës dhe jo të vendosë taksë. “Me dhimben shqiptarët e Shqipërisë, vëllezërit e motrat e jugut, sepse ne kur i kemi vendosur taksë Serbisë është dashur që Shqipëria ta fitojë tregun në Kosovë. Kur Kosova iu heq si treg Serbisë, në vend se Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vete kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë. Pra, ne kemi vendosur bllokadë që mos me u lidh këto ekonomi”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë intervistë Haradinaj ka folur për vendimet e veta më të vështira gjatë këtij viti, për raportet me ndërkombëtarët, për liberalizimin e vizave, për taksën dhe për partnerët e koalicionit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy