Van der Bellen pas takimit me Begaj: Rrisim bashkëpunimin ekonomik, inkurajojmë zhvilimin e reformave

Van der Bellen pas takimit me Begaj: Rrisim bashkëpunimin ekonomik, inkurajojmë zhvilimin e reformave

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen po qëndron në një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u prit përmes një ceremonie shtetërore nga presidenti Bajram Begaj, me të cilën bashkërisht mbajtën edhe një konferencë për media.

Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa falënderoi Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për rrugëtimit europian.

Biseda kishte në vëmendje çështjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, i përcolla vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin europian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi.

Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë së procesit integrues të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. E informova mikun për përparimin e bërë në reformat e integrimit europian dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim.

E sigurova që Shqipëria mbetet dedikuar në të gjitha nivelet për rezultate të reformën në drejtësi. E falënderova për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë Kosovës, liberalizmin e vizave dhe dialogun Kosovë serbi.

Rikonfirmuam qëndrimet e vendeve për dënimin e këtij agresioni të paprovokuar dhe mbështetjen e palëkundur ndaj popullit ukrainas dhe integritetin territorial të saj

Van der Bellen theksoi se dy ministrat e drejtësisë po firmosin aktualisht një marrëveshje që ka të bërë me reformën në drejtësi specifikisht.

Ai tha se në fokus të takimit ishte reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi ekonomik, për të cilën tha se janë 20 biznese në Shqipëri për të prezantuar ekspertizën e tyre.

Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe ju falënderoj president për këtë miqësi kaq të madhe shqiptare. Vizita ime sot është në kuadrin e një tradite të madhe të miqësisë Shqipëri-Austri. Diskutuam me Begajn se si mund të rrisim më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Agjencia austriake për zhvillim është prej 3 vitesh aktive në Shqipëri dhe që ka ndikuar në reformën në drejtësi.

Dy ministrat e drejtësisë po nënshkruajnë deklaratë për forcimin e shtetit të së drejtës. Kemi bashkëpunim dhe në fushën e arsimit. Shkolla austriake në Shkodër gëzon reputacion shumë të mirë. Është një HTL me pikë të fortë informatikën dhe shkencat e komunikimit dhe s’është për tu habitur që është pranuar kjo gjë. Austria e mbështet edhe këtu Shqipërinë. Forcon ofertën me punonjës të kualifikuar që është temë në mbarë Europën. Për të intensifikuar më shumë marrëdhëniet jam i nderuar që do hapim forumin ekonomik.

Jam i lumtur që ftesës për të ardhur në Shqipëri i janë përgjigjur 20 biznese nga Austria që të prezantojnë ekspertizën e tyre në interes të përbashkët. Austria njihet si inkurajues i madh për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Begajn e përgëzova dhe për procesin screening me BE dhe shpresojmë që të hidhen sa më shpejt hapa të mëtejshëm. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit, fokusi është te çështjet esenciale si shteti i së drejtës, drejtësia e pavarur dhe duam të inkurajojmë Shqipërinë për të zhvilluar reformat e duhura.

Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e Procesit të Berlinit këtë vit. Ne i urojmë palëve negociuese për një zgjidhje sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. 

Vizita e liderit austriak zyrtare do të zgjasë deri të martën e 28 marsit, gjatë së cilës do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Doris Schmidauer.

Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Begajn në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.

Po ashtu Van der Bellen do të vizitojë hidrocentralin e Ashtës në veri të vendit, i ndërtuar bashkërisht nga Verbund dhe EVN, si dhe HTL austriake “Peter Mahringer” në Shkodër.

Poashtu kreu i shtetit austriak do të marrë pjesë gjithashtu në seancën e posaçme plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy