Ministri Vëngu takon Kurtin: Për të folur për ato ura që na lidhin

Ministri Vëngu takon Kurtin: Për të folur për ato ura që na lidhin

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ndodhet ditën e sotme në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Vëngu thotë se investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy