Situata në PD/ Salianji: Opozitë me halle, grupit të Sali Berishës i takon të bëjë hapa për të bashkuar partinë  

Situata në PD/ Salianji: Opozitë me halle, grupit të Sali Berishës i takon të bëjë hapa për të bashkuar partinë  

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa foli për përplasjet brenda kësaj partie, tha se sot PD është në hall të madh.

Sipas tij i takon  shumicës, pra grupit të Sali Berishës, të bëjë hapa për të mbërritur te bashkimi i partisë. 

Është në hall të madh Partia Demokratike, nuk ka ndonjë sekret. Situata është edhe dramatike, e pazakontë, nga pamjet që transmetuat, që nuk i bën ndër PD-së.

Deputetë që kanë dalë nga një sigël shkojnë në një përplasje që nuk e nderojnë PD-në. Unë e pranoj faktin. Por, zgjidhja nuk gjendet te PS apo te kryetari i Kuvendit, aq më tepër te Edi Rama. Rama është personi kryesor që e mban këtë gjendje nëpërmjet gjykatave.

Sot përdori marifet tjetër, lidhur me një institucion që thuajse nuk vlen, Avokati i Popullit, për të përçarë opozitën, për të gënjyer ndonjë deputet të PD që e ka mbyllur karrierën dhe duan të kapin çtë kapin. Kjo është situata.

Unë jam në grupin parlamentar të PD. Qëndrimet e grupit janë thuajse uniforme, përveç rasteve kur tenton Rama dhe bien në grackë një pjesë e deputetëve. Në fund u tregua se Rama u tall dhe erdhëm në të njëjtin qëndrim. Vazhdon prapë marrëveshje me Bashën për të mbajtur avokat të popullit atë që ka zgjedhur Basha.

Ne e kemi diskutuar edhe për raste konkrete se si të bashkohej PD. I takon zotit Berisha për të bërë një hap, duke qenë se është shumica e faktuar, por jo një shumicë që mund të ecë me tirani. Ashtu siç i takonte pjesës tjetër të bashkoheshin në primare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy