PD: Rrugë që mirëmbahet me 20 mln euro, por nuk ka borëpastruese

PD: Rrugë që mirëmbahet me 20 mln euro, por nuk ka borëpastruese

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, thotë se Shqipëria e Edi Ramës nuk ka një borëpastruese për aksin e Lezhës, që është mbuluar nga dëbora. Kjo në një kohë kur për këtë rrugë paguhen 20 milionë euro për mirëmbajtjen.

Postimi i Bardh Spahisë

Pamjet nuk janë në malësinë e Pukës. Kjo është rruga kombëtare në Lezhë, e ngrirë nga ulja e paralajmëruar e temperaturave. Nuk ka asnjë borëpastruese, asnjë mjet që hedh kripë.

Makinat mezi ecin në ketë rrugë për të cilën Edi Rama thotë se paguan 20 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut. Ka dështuar të sigurojë për rrugët edhe standardin e Kosovës, ku çdo segment është nën kontroll, pavarësisht sasisë së dëborës.

Kur qytetarëve u duhet që qeveria të tregojë se taksat nuk shkojnë dëm, Edi Rama i lë në baltë qytetarët në qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët.

Është koha të ndryshojmë! 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy