Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Meta: Kënaqësi të bashkëpunoja me të gjatë tranzicionit të vendit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Meta: Kënaqësi të bashkëpunoja me të gjatë tranzicionit të vendit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, një prej figurave të njohura të politikës shqiptare të periudhës së tranzicionit pas viteve ’90.

 

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Meta shpreh dhimbjen për humbjen e tij dhe vlerëson kontributin që Pëllumbi ka dhënë si në jetën politike, ashtu edhe në atë akademike.

 

Me hidhërim të thellë mësova mbrëmë vonë për ndarjen nga jeta të Prof. Servet Pëllumbit, një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, me kontribute shumë të rëndësishme jo vetëm në jetën politike, por edhe akademike.

 

Për mua ka qenë kënaqësi të bashkëpunoja me të në një periudhë shumë të vështirë të tranzicionit të vendit.

 

Ngushëllimet më sinqerta për bashkëshorten e tij, djemtë dhe gjithë familjen Pëllumbi për ikjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur, por edhe për të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit.

 

Të prehet në paqen e merituar! I paharruar kujtimi i Prof. Servet Pëllumbit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy