“Kuvendi nuk zgjat afatin për komisionin hetimor”, Balla- deputetëve të PD: E keni sabotuar vetë! 

“Kuvendi nuk zgjat afatin për komisionin hetimor”, Balla- deputetëve të PD: E keni sabotuar vetë! 

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla në fjalën e mbajtur në seancë tha që Kuvendi s’ka kompetencë zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për sterilizimin, që i mbaron mandati sot në orën 16:00. Balla thekson se opozita e ka sabotuar me dëshirë zgjatjen e mandatit pasi nuk ka ardhur me një kërkesë apo vendim të ndërmjetëm. 

Që të zgjatet një komision hetimor, ligji i ka dhënë kompetencën vetëm komisionit për ta bërë diçka të tilla. Kuvendi ka vetëm kompetencën e ngritjes së komisionit, asnjë kompetencë tjetër. Sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor, tani bëhet një teatër, ose do presim deri në orën 16:00 që t’i mbarojë afati...Ju vet e keni sabotuar me dëshirë. Pse nuk erdhët para një jave të sillnit një kërkesë. Pse nuk parashtruat një vendim të ndërmjetëm në komision. E treta është që rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni, neni 25 është neni më i shkurtër i Kuvendit, për komisionet hetimore. Ju mund të hidheni përpjetë deri në orën 16:00, por Kuvendi s’ka asnjë kompetencë për të bërë gjë, për sa kohë s’ka një vendim të ndërmjetëm”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy