
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2023.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada e SHBA thotë se 2022-shi ishte një vit që do të mbahet gjatë.
“Gëzuar Vitin e Ri nga ambasada e SHBA! Faleminderit që e bëtë vitin 2022 një vit që do mbahet mend gjatë. Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët për një 2023 të lumtur, të shëndetshëm dhe të begatë”, thuhet në urim.



