Skandali 5D/ Sejamini: Drejtorët, artistë të vjedhjes. Rast për studim se si kanë krijuar aplikacion sekret për komunikim mafioz

Skandali 5D/ Sejamini: Drejtorët, artistë të vjedhjes. Rast për studim se si kanë krijuar aplikacion sekret për komunikim mafioz

Analisti Neritan Sejamini teksa ka folur për skandalin me kompaninë 5D dhe tenderët e përfituar nga ish-drejtorët e Erion Veliaj, tha se ky është rast për studim.

Në studion e “Të paeskspozuarit” në MCN Tv, Sejamini tha se drejtorët janë artist të vjedhjes, të cilat sapo janë punësuar kanë filluar të vjedhin.

Nuk gjen gjëkundi një skemë që të bëhen bashkë drejtorët dhe institucionet, t'i japin çelsat privatit, është e pandodhur. Në këtë kuptim janë gjenial të hajdutërisë, janë hajdutë që kanë vrarë mendjen, çohen dhe mendojnë si do të vjedhin, e kanë përsosur vjedhjen.

Këta drejtor janë artist të vjedhjes. Dhe këta duhet studiuar, ky është rasti i këtyre hajdutëve duhet shtruar si rast studimore, se si arrijnë disa drejtor të vjedhin komplet një institucion dhe ta marrin peng. 

Punonjës publik që arrijnë të krijojnë një aplikacion sekret dhe të komunikojë si mafioz. Duhet studiuar kjo gjë, për të kuptuar se si degradon një gjë.  

Këta kanë vjedhur për një periudhë të gjatë, 2016-2022, pra, sa kanë hyra kanë vjedhur. Dhe unë prape them se si ka mundësi një punonjës institucione sa ka hyrë dhe fillon e vjedh. Dhe vijnë nga hiqi, pa përvojë të administratë publike, si ka mundësi sa shkon atje dhe vjedh. Njeriu sa shkon mëson pak shkresat, emrat, ndonjë ligj dhe ndonjë rregullore, po jo kështu direkt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy