Meta: Rama ka të drejtë të jetë i tmerruar, erdhi ora e llogaridhënies

Meta: Rama ka të drejtë të jetë i tmerruar, erdhi ora e llogaridhënies

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e vendosi emrin e tij si drejtuesi koalicionit “Bashkë Fitojmë”, demokratët e kanë të qartë se për kë do të votojnë.

Madje ai iu kujtoi demokratëve vitin 2005, duke thënë se nuk do e kishin aspak të lehtë pa Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila mundësoi rotacionin e pushtetit.

Demokratët e dinë mirë se kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi në KQZ, sepse nuk e linte Rama.

Janë pikërisht këta që i shërbejnë Ramës sepse jo vetëm demokratët e shumë parti të tjera që janë në mbështetje tanët, gjithashtu dhe socialistët e zhgënjyer që do i ndëshkojnë me votën e tyre Rilindjen më 14 maj.

S’ka interes së çfarë vendos KQZ, të gjithë e dinë shumë mirë dhe Rama dhe Ramarucët nuk i shmangen dot së vërtetës.

Ai shprehu bindjen se në Tiranë do fitojë Belind Këlliçi dhe se nuk ka tjetër që t’i dalë përballë.

Lidhur me hapjen e fushatës në stadium, Meta deklaroi se Edi Rama ka shumë të drejtë bashkë me të tij kudo ku ndodhen që janë të tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar ashtu si janë tmerruar nga manifestimet në Durrës, Elbasan dhe qytete të tjera.

Do të përpiqen të shmangin thelbin e kësaj gare elektorale të 14 Majit që bëhet për të shpëtuar bashkitë tona nga vjedhja e përbindshme që ka bërë Edi Rama në këto katër vite.

Tani është e qartë se erdhi ora e llogaridhënies. I dëshpëruar sepse e kupton që çdo skenar i tij që opozita të mos regjistronte 61 super kandidatët e saj, dhe nuk ka konkurrentë përballë kandidatëve tanë sepse zgjodhi të emëronte kukulla katër vite më parë dhe tani kërkon të mbjellë konfuzion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy