Xhixho kërkesë Nikollës për studentët e mjekësisë: Të dëgjohen në seancë, vendimmarrja prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të ardhmen e tyre

Xhixho kërkesë Nikollës për studentët e mjekësisë: Të dëgjohen në seancë, vendimmarrja prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të ardhmen e tyre

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kërkuar gjatë fjalës së saj në Kuvend dhe nëpërmjet një kërkese me shkrim drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që studentët e mjekësisë të bëhen pjesë e seancës parlamentare në mënyrë që të parashtrojnë argumentet e tyre në lidhje me projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” që pritet të votohet ditën e sotme. Në kërkesën me shkrim Xhixho thotë se projektligj ka një rëndësi të madhe për studentët e mjekësisë, pasi kjo vendimmarrje prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të ardhmen e tyre. "Ju që keni mohuar largimin e të rinjve nga vendi, që e keni kthyer atë të pashpresë, merrni sot vendime komuniste të pakonsultuara me ata që preken direkt nga ky projektligj. Ndërkohë që ne vendosim këtu, studentët ekselentë janë në protestë. Ndërkohë që në këtë Kuvend kanë hyrë kriminelë dhe persona me precedentë penalë, ne nuk lejojmë studentët të bëhen pjesë e seancës. Pse ? Ky është parlamenti i gjithë qytetarëve shqiptarë. Ndaj kërkoj që ata të bëhen pjesë e seancës, të kenë mundësi të parashtrojnë argumentet e tyre, gjë që deri tani u është mohuar. Kujtojmë që studentët e mjekësisë po protestojnë prej disa orësh para Kuvendit kundër këtij projektligji dhe kanë paralajmëruar se do të ketë bojkot vitin e ardhshëm. Kërkesa e plotë: Drejtuar: Znj.Lindita Nikolla KRYETARE E KUVENDIT Lënda: Kërkesë për ndryshim të rendit të ditës E nderuar Znj.Kryetare, Meqenëse në seancën e sotme është parashikuar në rendin e ditës që të shqyrtohet Projektligji “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” dhe nisur nga fakti se ky projektligj ka një rëndësi të madhe për studentët e mjekësisë, pasi kjo vendimmarrje prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të ardhmen e tyre; referuar nenit 31, pika 2 të Rregullores së Kuvendit kërkoj të shtohet një pikë në rendin e ditës për t’iu dhënë mundësinë studentëve që të dëgjohen dhe të jenë pjesëmarrës në këtë seancë plenare duke iu dhënë mundësinë që të parashtrojnë argumentet e tyre për një vendimmarrje sa më të mirë të çdo deputeti në interes të publikut. Duke ju falënderuar dhe shpresuar në miratimin e kësaj kërkese, Me respekt Deputete Erisa Xhixho

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy