Presidenti Begaj vizitë në Austri, takim me krerët e lartë të shtetit dhe diasporën shqiptare

Presidenti Begaj vizitë në Austri, takim me krerët e lartë të shtetit dhe diasporën shqiptare

Presidenti Bajram Begaj, u nis sot drejt Austrisë për një vizitë zytrare me ftesë të homologut të tij austriak, Presidentit  Sh. T. Z. Alexander Van der Bellen.

Presidenti Begaj, sipas axhendës, pritet të takohet fillimisht me Presidentin Van der Bellen, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjithashtu është parashikuar një takim me kryeministrin e  ri të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë qëndrimit në Austri, Presidenti Begaj do të takohet edhe me bashkëatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe Landin e Sipërm të Austrisë, Linz.

Marrëdhëniet shqiptaro –austriake janë të hershme dhe kanë avancuar me bashkëpunimin në shumë fusha, bazuar në interesa të përbashkëta strategjike.

Austria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një proces, që edhe sipas programit të qeverisë së re të drejtuar nga Kancelari Christian Stocker, duhet të kryhet pa vonesa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy