
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sulmin ndaj një ekipi të gazetarëve të mediumit Kallxo.com në veri të Mitrovicës, të premten.
Përmes një komunikate për media, ekipi i këtij mediumi është sulmuar nga një grup i maskuar i serbëve, “në afërsi të Shkollës Teknike”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.
Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.
AGK ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.
Në orën e 23-të të së enjtes, vetëm 60 minuta para mesnate, derisa një veturë e Policisë së Kosovës po patrullonte nëpër fshatin Serbovc, në Komunën e Zveçanit, u sulmuan nga një grup personash të armatosur dhe me maska.
Vetura u dëmtua shumë dhe një polic u plagos.



