
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë në fund të këtij muaji.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Bashkimit Eruopian, Luigi Soreca, i cili përmes një postimi në Twitter, shkruan se Presidentja e KE-së do të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator.
September 15, 2021
Vizita e Von der Leyen vjen në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor mbi integrimin e rajonit në BE.



