
I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar në mediat greke zhvillimet në opozitën shqiptare.
Escobar thotë se është e trishtë ajo që po ndodh në këtë moment me PD, duke shtuar se duhet të shikohet nga e ardhmja.
Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që po ndodh me PD në këtë moment. Shpresoj që anëtarët e PD dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”.



